Drejtësi për 21 janarin! Këtë ka kërkuar kryeministri Edi Rama në 13-vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard. Në një postim në Facebook, ai publikuar edhe një foto nga homazhet e kësaj dite.
13 vite më parë 4 protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë para kryeministrisë më 21 janar 2011.
Kur kanë kaluar 13 vite, familjet e 4 viktimave ende nuk gjejnë paqe dhe kërkojnë nga SPAK për vënë në vend drejtësinë e mohuar, që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.
Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.
(A2 Televizion)