200 mijë turistë vizituan Tropojën, Balla: Do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 10:26 | Aktualitet

200 mijë turistë vizituan Tropojën, Balla: Do të kthehet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Tropojës, ku u prit nga i zgjedhuri lokal, Rexh Byberi si dhe drejtues të institucioneve vendore.

Balla bisedoi me zyrtarët lokalë për sfidat e përbashkëta dhe ambicien e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik.

Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku.

"Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë. Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe nga ana tjetër, hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë", tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos