40 minuta nga nisja e provimit të parë të Maturës Shtetërore, del teza e Anglishtes

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 10:51 | Aktualitet

40 minuta nga nisja e provimit të parë të Maturës

Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore. Ashtu siç është caktuar më herët në kalendarin e provimeve, testi i parë do të jetë ai i Anglishtes.

Edhe këtë vit, vetëm 40 minuta pas fillimit të provimit, ka dalë online teza e anglishtes, në një prej faqeve online në rrjetin social “Instagram”.

40 minuta nga nisja e provimit të parë të Maturës

Më 10 qershor, do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.

Për monitorimin dhe administrimin e provimeve do të jenë më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor.

40 minuta nga nisja e provimit të parë të Maturës

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos