Gazetari Lavdrim Lita ka deklaruar se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë edhe 5 dosje të tjera nën hetim, fati i të cilave, sipas tij, nuk dihet. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se ndaj Veliajt po zhvillohet një proces i gjerë hetimor, ku janë të përfshirë 5 prokurorë, ndërsa kërkoi informacion se ç’po ndodh me këto dosje.
“Zoti Veliaj ka dhe pesë dosje të tjera nën hetim për të cilët nuk dihet fati i dosjeve. Është inçenatori, është 5D-ja, është Ndragheta Eko Tirana, është shkolla Sami Frashëri dhe Teatri Kombëtar që është në vitin e gjashtë që është shembur dhe ai ka përgjegjësi ligjore. Pra janë dhe pesë prokurorë të tjerë që po ndjekin secili një tjetër dosje. Unë duhet të di çfarë po bëhet me këto dosje, se këtë e shikoj unë. Shikoj vendimet e gjykatave të njëpasnjëshme që këta mbajnë pataten e nxehtë ja japin njëri-tjetrin nga Gjykata e Lartë tek Gjykata Kushtetuese”, tha ai Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)