
Para takimit në Korçë për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialsite, kyeministri Edi Rama vizitoi një fabrikë të prodhimit të oxhaqeve-dizajn në Korçë, si edhe fermën e dijes dhe agro-turizmit të mollëve në fshatin Qatrom.
Sipas kreut të qeverisë në fabrikën e prodhimit të oxhaqeve dizajn përdoret teknologji bashkëkohore dhe janë të punësuar me dhjetëra të rinj e banorë të zonës, që marrin paga në nivele të kënaqshme, ndërsa mbi 100 modele ekologjike të vatrave të zjarrit, shkojnë për eksport në 30 shtete të botës.
“Në superfabrikën e prodhimit të oxhaqeve dizajn, një sipërmarrje me teknologji bashkëkohore e Arben Xegas, ku realizohen mbi 100 modele ekologjike të vatrave të zjarrit, të cilat shkojnë përgjithësisht për eksport në 30 shtete të botës, dhe ku janë të punësuar dhjetëra të rinj e banorë të zonës, që marrin paga në nivele të kënaqshme”, shprehet Rama.
Në këtë sipërmarrje janë të punësuar dhjetëra të rinj dhe banorë të zonës, me paga mesatare që variojnë rreth 700 mijë lekë të vjetra.
Pronari i fabrikës, Arben Xega, u shpreh se kompania ka arritur të zgjerojë praninë në tregjet europiane. “Nga radha e kaluar produktin e kemi dërguar edhe në Gjermani dhe ajo që ka ndodhur është se jemi bërë anëtarë të një kooperative gjermane, e cila ka 117 vite që është e themeluar dhe jemi kompania e parë e huaj anëtare e saj” u shpreh sipërmarrësi.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje dhe prezantoi mundësitë e reja mbështetëse për bizneset prodhuese.
“Kjo është një ndërmarrje e mesme faktikisht. Kemi programin e ri me bankat e nivelit të dytë dhe me Bankën e Shqipërisë, që u ofron kompanive kredi me interesa më të ulëta dhe me garanci deri në 2 milionë euro, kështu që mund ta përdorësh,” u shpreh Kryeministri.
Ndërsa në Qatrom, sipas Ramës është një nga investimet më të mëdha në rajon, ndërtuar sipas standardeve të BE-së, në një sipërfaqe prej 37 hektarësh, që lidhet me kërkimin shkencor të Universitetit.
“Në "Fermën e dijes dhe agroturizmit të mollëve", një nga investimet më të mëdha në rajon, e ndërtuar sipas standardeve të BE-së, në një sipërfaqe prej 37 hektarësh, e cila lidhet me projektin tjetër të Polit të Dijes, dhe kërkimit shkencor të Universitetit, duke shërbyer kështu si një hapësirë multifunksionale për bujqësinë, edukimin, turizmin dhe ekonominë lokale”. (A2 Televizion)