Bregdeti i jugut është shndërruar në një arenë të spektaklit ajror, ku qielli i Himarës u pushtua nga guximi i Fiona Rushitit dhe Xhonatan Islamit.
Dyshja dhuroi një performancë ekstreme me parashutë, duke ekzekutuar akrobaci që tërhoqën vëmendjen e pushuesve të shumtë.
Pamjet ishin magjepsëse, mes kaltërsisë së Jonit dhe manovrave sfiduese në ajër. Dhe shfaqja që ishte konceptuar si një ogur i bukur për çeljen e sezonit turistik, solli jo vetëm adrenalinë, por edhe një përmasë të re ndërkombëtare për turizmin shqiptar.
Me këtë arritje, Fiona Rushiti shënon një rekord historik: ajo bëhet vajza e parë shqiptare dhe e shtata në botë që realizon një fluturim të këtyre përmasave, duke e vendosur flamurin shqiptar në elitën e akrobacive ajrore botërore. (A2 Televizion)