Vlorë, vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
1 Maj 2026, 16:04 | Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Vlorës, me votat e mazhorancës socialiste në këtë këshill, ka miratuar tarifën për përdorimin e plazheve publike të tarifuara. Një hapësirë e re plazhi, që këtë sezon veror do të aplikohet dhe administrohet nga pushteti lokal. Kjo hapësirë plazhi do të ketë shezlongë dhe çadra, si dhe të gjitha kushtet e parashikuara për një plazh me pagesë, por që do të administrohet nga pushteti lokal.

Miratimi i tarifës prej 700 lekësh për një çift shezlongësh me një çadër ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me projektvendimin e propozuar për një çmim më të ulët.

“Është për të ardhur keq që shumë këshilltarë socialistë të Këshillit Bashkiak votuan një tarifë më të ulët se ajo që ishte parashikuar nga administrata e bashkisë dhe sot, pra ky është fakti për të ardhur keq, do të votojnë një projektvendim i cili është 2000 ALL më shumë se ai që votuan herën e shkuar. Unë kam qenë, jam dhe mbetem i pakënaqur në qëndrimin tim, por mendoj edhe në emër të kolegëve opozitarë që ky plazh duhet të jetë plazh publik pa pagesë, tha Atird Hoxha, përcjell A2.

Krahas plazhit publik të tarifuar, do të ketë edhe plazh publik pa pagesë, si dhe hapësira plazhesh që janë vënë në dispozicion të subjekteve private dhe të ndara me ngjyrat përkatëse në hartën e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Vlorës.

Zonat publike dhe ato të ndara në parcela janë të përcaktuara qartë në këtë hartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos