Në qendrën tregtare në zemër të Tiranës, tri ditë më radhë pati argëtim për për vizitorët e mëdhënj dhe të vegjël. Në zonën e quajtur Pixel Land kishte muzikë dhe aktivitete për fëmijët.
Por ndërkohë që paraditja ishte vetëm e vogëlushëve, orët e pasdites u ishin dedikuar të rriturve. Panajot Vasili dhe Mario Shitka interpretuan një “stand up comedy”.
Ndërsa maskotat dhe vajzat e qendrës ofronin kupona me 50% ulje për vizitorët.
Aktivitet tërhoqën vëmendjen e të gjithë klientëve, të cilët regjistronin momentet përmes kamerës së celularit.
Në ditën e tretë, atmosfera u elektrizua nga “String Girls”, të cilat dhuruan spektakël.
Ne fund, fikja e qirinjve të tortës së 7-vjetorit. Momentin e shijuan të gjithë, të cilët u larguan me pjesën e tyre të tortës dhe me kuponin e ofertës.
Për 7 vite në treg, qendra tregtare Toptani, të jep 100 arsye për ta vizituar, shërbimet dhe ofertat nuk mungojnë asnjëherë. (A2 Televizion)