Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit nga forcat fashiste.
Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane. (A2 Televizion)