Pavarësia “ndez” Vlorën, festë madhështore në qytetin e Flamurit

Nga Edi Ruçi
28 Nëntor 2024, 20:17 | Aktualitet

Pavarësia “ndez” Vlorën, festë madhështore

Aktivitetet e 28 nëntorit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë kulmuar këtë vit me një koncert festiv madhështor në qytetin e Vlorës, ku u festua 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ky koncert ka bashkuar shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si dhe emigrantë të kthyer për festat në atdhe.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të shijojnë performancat e disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Midis artistëve që performuan ishin Aurela Gace, një ndër këngëtaret më të njohura të Shqipërisë, Revolt Klan, Sardi Strugaj dhe Urban Band, të cilët me muzikën e tyre kanë krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese.

Gjatë ditës në Vlorë ishin edhe krerët e shtetit, si dhe Albin Kurti, i cili ishte krah kryeministrit Edi Rama në këtë ditë të shënuar, duke lënë pas përplasjet e ideve që kanë pasur gjatë kohëve të fundit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos