Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese të dëmtuara, Vlora një ditë pas stuhisë

Nga Edi Ruçi
31 Gusht 2025, 10:25 | Aktualitet

Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese

Çadra të kthyera përmbys që kanë përfunduar deri në rrugën kryesore, shezlong të shkatërruar totalisht, por edhe beach bare e restorantet që kanë përfunduar në bregdet të dëmtuara. Kjo është pamja që sjell A2 CNN në orët e para të mëngjesit, përgjatë aksit rrugor dhe në bregdet e rrugës nacionale Vlorë-Radhimë-Orikum pas stuhisë që dje preku Vlorën.

Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese

Si pasojë e erës së fortë dhe motit të përkeqësuar dje në mbrëmje në Vlorë ka patur dëmtime të tilla në biznese, në hapësirat e plazheve në çadrat që nuk janë larguar prej andej por edhe në pjesën e fasadave apo edhe pemë.

Çadra të shkatërruara në rrugë kryesore e biznese

Mëngjesi i sotëm situatën e ka gjetur të normalizuar. Shiu ka pushur dhe intensiteti i erës ka rënë. Në Vlorë ka dalë dielli dhe njerëzit po i rikthehen plazhi. Përmbytja e djeshme fatmirësisht ka kaluar pa dëme të mëdha në banesa, biznese apo rrezik për banorët.

Reshjet e shiut kanë fikur edhe zjarrin e rënë në fshatin Vajzë të Selenicës.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos