Turizmi është sektori në të cilën qeveria shqiptare ka përqendruar vëmendjen! Synimi është që përgjatë 2024 të ketë të paktën 13 milionë turistë. Deri më tani, sipas shifrave të kryeministrit Edi Rama, deri më tani kanë ardhur 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Rinas.
Kreu i qeverisë tha se ky është një rekord, i cili e ka vendosur aeroportin e Shqipërinë ndër më kryesorët në Ballkan.
“Mirë se erdhët në Shqipëri. Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milionë pasagjerë, duke e çuar në 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Tirana International Airport.
65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, që e kthejnë aeroportin tonë ndër më kryesorët në Ballkan për flukset e udhëtimeve duke i lehtësuar edhe më tej aksesin turistëve që duan të shijojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.
(A2 Televizion)