
Arsenal i ka kushtuar vëmendje maksimale kampionatit, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Fulham në shtëpi.
Skuadra e Artetës ka triumfuar me shifrat 3-0 përballë miqve në Premier League, duke diktuar ritmin që në start dhe duke shënuar dy herë me Gyokeres e një herë me Saka.
Rezultati i ndeshjes u "vulos" që në pjesën e parë, shkruan A2.
Suksesi i jep mundësinë Arsenalit që tashmë të shkojë 6 pikë larg Manchester City në kreun e renditjes, por me dy ndeshje më shumë të luajtura se “Citizens”.
(A2 Televizion)