Ekipet e fundit të renditjes fitojnë të gjitha, vijon me ritëm titulli lufta për "mbijetesë"

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 18:37 | Futboll

Ekipet e fundit të renditjes fitojnë të gjitha, vijon me

Ekipet e fundit të renditjes edhe këtë javë kanë mposhtur skuadrat pretendente për titull apo për të qenë pjesë e “Final Four”.

Fitoret e Flamurtarit, Bylisit, Vorës dhe Tiranës kanë ruajtur trendin e këtyre javëve të fundit.

Flamurtari mposhti në transfertë Partizanin me rezultatin e thellë 1-4; Bylis fitoi në Shkodër ndaj Vllaznisë 0-2; Vora mundi Elbasanin 4-2, ndërsa Tirana mori 3 pikët ndaj Teutës duke fituar 1-0.

Sa i përket kreut, vetëm Dinamo bën një hap drejt sigurimit të “Final Four” në krahasim me Partizanin që duket se është dorëzuar plotësisht dhe po bëhet gati të mbyllë sa më shpejt sezonin e dështuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos