Qytet i bukur edhe nga ajri, italianët vijnë edhe me parashuta në Gjirokastër

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
1 Maj 2026, 14:46 | Aktualitet

Turistët e huaj mund ta arrijnë Gjirokastrën edhe nga ajri. Me certifikimin e aerodromit për sporte të ajrit, Gjirokastra është destinacion i preferuar edhe për parashutistët që vijnë kryesisht nga Italia me avionët e tyre sportivë. Ky aktivitet shënon edhe nisjen zyrtare të sezonit veror të Gjirokastrës, e cila tashmë ka zgjeruar ofertën e saj turistike edhe për këtë kategori të vizitorëve të huaj.

“Është hera e 8 që vijmë në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë dhe përpiqemi që të zhvillojmë këtu aktivitete disa herë në vit. Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me mjaft potencial për turizëm. Mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresë shumë shtetas italianë pasi interesi për ta vizituar këtë qytet është i lartë”.

“Për mua është hera e 3 që jam këtu dhe është mjaft bukur. Peizazhi është i mrekullueshëm kur shikon nga lart kështjellën dhe qytetin. Është një mundësi mjaft e mirë për turistët italianë”.

“Gjithmonë është një emocion të rikthehem këtu. Zbritja me parashutë të jep adrenalinë, ndërsa qyteti është fantastik”.

“Udhëtimi na shkoi shumë mirë. Është hera e tretë që jam këtu. Ajo që shohim nga lart është fantastike dhe po pres me padurim të vizitojmë qytetin. Sot kam ardhur këtu me disa miq të mi”.

Organizimi aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në traditë për qytetin e gurtë. Aerodromi i këtij qyteti është certifikuar pak vite më parë ku mundësohet ulja e avionëve sportivë dhe turistikë ndërsa mundësohet dhe shërbimi doganor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos