Kapet sërish peshku helmues në Vlorë

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 15:05 | Aktualitet

Kapet sërish peshku helmues në Vlorë

Peshkatarët në Vlorë kanë kapur sërish një peshk helmues. Ky është rasti i tretë në muajt e fundit që një peshk i tillë kapet nga peshkatarët në qytetin bregdetar.

Ekzemplari i kapur peshon 1,6 kg dhe është 55 cm i gjatë.

Ai do të konservohet dhe më pas do t’i dhurohet Universitetit Bujqësor me kërkesë të profesorit Rigers Bakiu, i cili merret me këto specie që konsiderohen invazive për ujërat tona. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos