Aksi rrugor në Levan totalisht i paralizuar, Tritan Shehu: Qytetarët po protestojnë me dinjitet

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 17:21 | Aktualitet

Protestuesit janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Levanit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Gazetari i A2 CNN Rigels Malile raporton se ky aks është totalisht i paralizuar, ndërsa ka prani të shtuar të forcave të Policisë.

Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligun, deputeti Tritan Shehu tha se qytetarët janë të qetë, por të vendosur për të protestuar.

“Qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë në mënyrë të vullnetshme për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, ekonominë e shkatërruar, varfërinë, shkeljen e lirisë, detyrimin për të braktisur Shqipërinë, duke mbajtur të burgosur politik Sali Berishën duke shkelur çdo parim europian. Qytetarët janë të qetë, por të vendosur për të protestuar. Qytetarët po protestojnë me dinjitet. Skenari është programuar nga PD për këtë protestë, duke shprehur atë që qytetarët ndjejnë për këtë regjim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos