Miratohet ligji për shkencën, Universitetet arrijnë disa ndryshime, fitojnë një anëtar më shumë në Këshill

Nga Ornela Joti
29 Tetor 2024, 16:04 | Aktualitet

Miratohet ligji për shkencën, Universitetet arrijnë disa

Vetëm 20 ditë kanë mjaftuar për Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin e Edukimit për miratuar projektligjin e shumë kontestuar të shkencës.

Gjatë shqyrtimit nen për nen të ligjit, u ndryshuan disa nga pikat e kërkuara dhe të propozuara nga konferenca e rektorëve. Mbeti e pandryshuar nisma për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 19 anëtarë, nën drejtimin e kryeministrit.

Ndërsa Universitetet arritën të fitonin vetëm një anëtar më shumë në këtë këshill, por sërish janë në minorancë. Kundërshtitë e vetme në komision gjatë miratimit nen për nen, erdhën nga deputetja demokrate Orjela Nebiaj.

Më herët drejtues të shkollave të larta, akademikë e pedagogë kundërshtuan projektligjin e Ministrisë së Arsimit  duke e cilësuar një nismë që favorizonte Akademinë e Shkencave në dëm të Universiteteve dhe lirisë akademike.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos