Policia "blindon" rrethrrotullimet e Bradasheshit, Levanit e Shkozetit, nis grumbullimi i opozitarëve

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 16:49 | Aktualitet

Policia "blindon" rrethrrotullimet e Bradasheshit, Levanit e

Mbështetësit e opozitës që i janë përgjigjur thirrjes për mosbindje civile përmes bllokimit të akseve rrugore, kanë nisur të grumbullohen në 6 nyjet nevralgjike, në të cilat do të paralizojnë qarkullimin nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Në rrethrrotullimin e Levanit shihet prezencë e lartë e forcave të policisë, ku nga imazhet e siguruara nga A2 CNN bie në sy fakti se nuk mungojnë as efektivë të FNSH-së të pajisur me skafandra.

Qytetarët janë mbledhur edhe në mbikalimin e Shkozetit dhe rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në Elbasan duket se qytetarëve do t’i prijnë deputetë Edmond Spaho, Tomor Alizoti dhe Ivi Kaso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos