
AKU Tiranë ka bllokuar 738 kg mish pule dhe gjoks pule të magazinës qendrore Tiranë të KMY.
Sipas informacioneve, mishi ishte nxjerrë për shkrirje, por mbahej në një ambient jashtë normave të sigurisë ushqimore, shkruan A2.
Mishi është bllokuar dhe po bëhen gati procedurat për asgjësimin e tij.
Gjithashtu, në një baxho janë bllokuar 328.7 kg djathë dhie në kushte johigjienike. (A2 Televizion)