
Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente.
Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në Radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P. mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës. (A2 Televizion)