Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen me ofendime ndaj Meidanit: Shko në shtëpi

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 22:39 | Aktualitet

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen me ofendime ndaj Meidanit: Shko

Një faqe nacionaliste ekstremiste në Maqedoninë e Veriut ka publikuar mesazhe fyese dhe gjuhë urrejtjeje ndaj ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani.

Faqja “Македонија на Македонците” (“Maqedonia e Maqedonasve”) ka shpërndarë një postim me ofendime të rënda ndaj diplomatit shqiptar, duke përdorur edhe shprehje banale dhe fyese, ku shkruhet: “Shko në shtëpi, të q*** fisin

Ndërkohë, ditën e sotme A2 CNN raportoi se Denion Meidani nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Burime nga Shkupi dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se Meidani pritet të mbyllë para kohe detyrën e tij diplomatike në Shkup.

Jo zyrtarisht mësohet se arsyet e lëvizjes lidhen me pakënaqësitë dhe ankesat e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas burimeve për A2 CNN, Meidani mund të emërohet ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj mund të zëvendësojë atë në Shkup, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos