Alarmi i ekspertit amerikan! “Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!”

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 22:40 | Aktualitet

Eksperti amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka paralajmëruar Shqipërinë për rreziqet potenciale nga Irani.

Ai foli në një lidhje direkte me emisionin “Rretheqark” nga Rosalba Bejdo në A2CNN, duke theksuar nevojën për kujdes të shtuar dhe koordinim me SHBA-të. 

Joseph nuk e përjashton mundësinë që vendi ynë të bëhet si shembull nga Irani, në kuadër të armiqëve apo shteteve jo bashkëpunuese me Tehranin. 

Nuk e di nëse rreziku është serioz, s’kam akses në informacionet e inteligjencës. Dyshoj që Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe ka vuajtur sulme kibernetike nga Irani më përpara, dhe tani mund të jetë në pozitën që të ndjekë pas të gjitha vendet që i sheh si armiq, ose jo bashkëpunues në mënyrën si do Irani, dhe mund të bëjë ndonjë shembull me Shqipërinë. Nëse do këshilloja zyrtarët tuaj, do t’u thoja që duhet ta diskutojnë me shumë kujdes këtë me SHBA-të, në lidhje me informacionet inteligjente që kanë, dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme këto kohë”, tha Joseph në "A2CNN". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos