Presidenti i Iranit, Pezeshkian i thotë Macronit se Europa mund ta shtyjë SHBA-në të respektojë të drejtën ndërkombëtare

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 12:54 | Bota

Presidenti i Iranit, Pezeshkian i thotë Macronit se Europa mund ta
Presidenti i Iranit, Pezeshkian, i ka thënë homologut të tij francez se një “mungesë vullneti të mirë” dhe “qëndrime maksimaliste” nga SHBA-ja penguan finalizimin e një marrëveshjeje gjatë bisedimeve në Islamabad javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve IRNA.

Sipas tij, kërcënimet, presioni dhe veprimet ushtarake vetëm sa do t’i përkeqësojnë “problemet e krijuara vetë” të SHBA-së në rajon.

“Diplomacia është rruga e preferuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,” tha Pezeshkian gjatë një bisede telefonike të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, duke shtuar se Evropa mund të luajë një rol konstruktiv duke e inkurajuar SHBA-në të respektojë të drejtën ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos