Meloni pezullon rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 12:37 | Bota

Meloni pezullon rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes
“Duke parë situatën aktuale, qeveria ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin,” tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në margjinat e një eventi në Verona, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Marrëveshja në fjalë përfshin bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e shkëmbimit të pajisjeve ushtarake dhe kërkimeve teknologjike ushtarake, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Vendimi i qeverisë italiane shihet si një hap politik në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku konflikti në rritje mes Izraelit dhe aktorëve rajonalë ka shtuar presionin ndërkombëtar mbi partnerët e Tel Avivit për të rishikuar marrëdhëniet e tyre të sigurisë.

Sipas burimeve të ndryshme, pezullimi nuk nënkupton domosdoshmërisht ndërprerje të plotë të bashkëpunimit, por ndalon automatikisht zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të kushteve të saj në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos