
Në kuadër të operacionit të koduar “Kaseta”, u vu në pranga shtetasja M. Xh., pasi dyshohet se ka vjedhur 40 000 paund, të lëna përkohësisht, në kasetën e depozitimit në një market, nga një blerës (punonjës në një subjekt për këmbimin e valutave).
Shuma e paundeve u gjet në subjektin ku punonte shtetasja M. Xh., dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)