Altin Dumani “në veting”, seanca e parë si komisioner publik në KPA

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 11:17 | Aktualitet

Altin Dumani “në veting”, seanca e parë si komisioner

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen e prokurorit Valentin Preçi.

Kjo është seanca e parë e transmetuar drejtpërdrejt nga KPA, pas kalimit procedural nga pala "Komisioner Publik" te "Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme".

Kreu i SPAK, Altin Dumani është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e KPA, pranë Kuvendit, ku do të drejtojë seancën për prokurorin Preçi.

Për prokurorin Valentin Preçi, si Komisioneri Publik ashtu edhe ONM kërkuan shkarkimin nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

Preçi u konfirmua në detyrë në shkallë të parë të Vettingut, por ky vendim u ankimua më pas në KPA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos