Altin Dumani raporton sot në Kuvend

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 09:14 | Aktualitet

Kuvendi nis sot diskutimet me fokus institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Në agjendën e seancës plenare janë të përfshira raportimet e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP, me praninë e drejtuesve të tyre.

Seanca nis në orën 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, i parashikuar jo më shumë se 20 minuta, për të vijuar me kreun e SPAK, Altin Dumanit me të njëjtën kohë të përcaktuar.

Raportet vjetore do të vijojnë më tej të paraqiten edhe nga ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Raportimi i tyre në Kuvend vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në qendër edhe të sulmeve politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos