9 vatra zjarri në 24 orë, ministria e Mbrojtjes apel banorëve: Kujdes! Ligji parashikon dënim të rëndë për ata që ndezin zjarre

Nga A2 CNN
13 Korrik 2024, 11:35 | Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orë, ministria e Mbrojtjes apel banorëve:

Në 24 orët e fundit, janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2. Janë këto të dhënat e përditësuar së fundi nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

9 vatra zjarri në 24 orë, ministria e Mbrojtjes apel banorëve:

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Ministria i bën apel për kujdes banorëve dhe u kujton dënimin e rëndë që ligji parashikon për të gjithë ata që ndezin zjarre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos