Ditët e verës kanë shtuar fluksin e pasagjerëve në portin e Vlorës. Vetëm këtë të dielë janë regjistruar rreth 1200 pasagjerë të cilët kanë mbërritur në Shqipëri.
Deri më tani kanë qenë mesatarisht 250 pasagjerë në ditë dhe fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.
Kjo shifër ka qenë rreth 30% më pak se vitin e kaluar dhe kjo është dita e parë që në Portin e Vlorës shtohet fluksi.
Bëhet fjalë për emigrantë që vijnë nëpërmjet këtij porti, por edhe turistët e huaj, kryesisht italianë. (A2 Televizion)