Ambasada amerikane iu bashkohet urimeve për Pavarësinë: "Gëzuar Shqipëri!"

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 10:26 | Aktualitet

Ambasada amerikane iu bashkohet urimeve për Pavarësinë:

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një mesazh urime drejtuar autoriteteve dhe popullit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Selia diplomatike shkruan se në këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme.

“Urime popullit shqiptar nga Ambasada Amerikanë në 111-vjetorin e Pavarësisë!"

Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikan kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos