Në kuadër të Ditëve të Kujtesës, Ambasada Britanike dhe Gjermane organizuan në Tiranë një aktivitet përkujtimor në Memorialin e të Rënëve të Komonuellthit.
Me pjesëmarrjen edhe të disa deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë dhe zyrtarëve të lartë shtetëror, u nderuan të gjithë të prekurit nga luftrat dhe konfliktet në të gjithë botën.
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, dhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, në fjalën e tyre të rastit dhanë mesazhe kundër luftrave dhe kërkuan më shumë solidaritet dhe mirëkuptim.
Interesit të medias lidhur për situatën politike në vend dhe për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët iu përgjigjën me heshtje, duke mos dhënë asnjë koment. (A2 Televizion)