Amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër dronëve

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 18:15 | Aktualitet

Amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare për të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se Shqipëria ka marrë një tjetër mbështetje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, falë bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-t përmes Programit të Partneritetit Shtetëror.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada njofton se javën e kaluar kontraktorë amerikanë të industrisë së mbrojtjes zhvilluan trajnim të specializuar me forcat e ushtrisë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve.

“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey”, shkruan ambasada.

Ambasada thekson se “këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos