Amnistia Penale, nis lirimi i të burgosurve nga institucionet e vuajtjes së dënimit

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 09:46 | Aktualitet

Nga qelitë e burgut të Drenovës pritet që të largohen ditën e sotme 55 të dënuar. Ndërsa, 73 persona të tjerë pritet që të përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia.

Burime të siguruara thanë se të dënuarit që lirohen dhe ata që përfitojnë ulje të dënimit kanë qenë të dënuar për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "vjedhje", "dhunë në familje", "dhënie ndihme i kalimit të paligjshëm të kufirit", "vrasje", "armëmbajtje pa leje", "trafikimi i narkotikëve".

73 të dënuar sipas të njëjtit burim përfitojnë ulje dënimi prej 18 muajsh nga dënimi i mbetur.

Nga burgu i Drenovës gjithashtu bëhet e ditur nëse nuk arrihet në kohë procedura e lirimit të 55 të dënuarve, procesi i lirimit të tyre do të vijojë ditën e enjte.

Lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga amnistia ka nisur edhe në IEVP Vlorë ku, nga vendimet e gjykatës së dy ditëve të fundit, do të përfitojnë 25 persona.

Njëzetë të burgosur përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe pesë të tjerë përfitojnë ulje të dënimit.  Në IEVP Lushnje, sot lirohen 141 të burgosur. Dalja e tyre do të nisë në orën 13.00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos