Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënies seksuale me një të mitur. Ndalimi i të riut është bërë pas denoncimit të nënës së vajzës 12 vjeçare për rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12 vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, njofton policia.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije për A2CNN se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29 vjeçarit dhe vetëm pas ndarjes me të ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.
Për grupin e hetimit kjo tregon se nëna ka qenë në dijeni të marrëdhënies së vajzës së mitur me 29-vjeçarin por e ka mbajtur të fshehtë për sa kohë bashkëjetonin në një strehë, së bashku me të atin e këtij të fundit.
Policia e Pogradecit sqaron se hetimet për rastin do të vijojnë, ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin. E mitura i është nënshtruar edhe kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin. (A2 Televizion)