“Atje është nami, nuk i dihet fundi”, deputeti demokrat bën deklaratën e fortë: Po krijohet AKSHI 2

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 22:25 | Aktualitet

AKSHI është një gropë e zezë që nuk i dihet fundi. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se bazuar në informacionet që kishte aty po bëhet nami, ndërsa ngriti pretendimin se po krijohet edhe një strukturë paralele, të cilën e quajti “AKSHI 2”.

“Një institucion i cili është në varësi të kryeministrit dhe që është një gropë e zezë, më e madhe se inceneratorët, AKSHI është konsideruar grup i strukturuar kriminal dhe unë kam një informacion që nga institucionet të cilët janë përgjegjës që aty është nami. Nami, nuk i dihet fundi se çfarë është bërë aty dhe tani po na krijohet edhe një institucion paralel me atë dhe është AKSHI 2 që po krijohet sot për të filluar të vijojë të gjithë mekanizmin dhe gjithë provat të cilat ndodhen aty”, u shpreh Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Deputeti demokrat krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Spanjë, ku sipas tij në një shtet funksional institucionet e drejtësisë dhe policia veprojnë pa pengesa edhe ndaj zyrtarëve të lartë.

“Unë konsideroj një shtet funksional, një polici funksionale, një SPAK funksional si në rastin e Spanjës. Shkon atje pavarësisht se është kryeministër në detyrë, i çan zyrat kryetarit të Partisë Socialiste Spanjolle dhe i hap edhe kasafortat personale. Ky është shteti, kështu duhet të funksionojë. Kurse ai thotë po mua afrua edhe me marrë telefonin afër zyrave, duhet të më njoftoni mua pasandaj të hyni në kryeministri. E kuptoni se për çfarë dallimi po flasim për një shtet që është pjesë e Bashkimit Europian me një shtet që kërkon të futet në Bashkimin Europian, por nuk plotëson asnjë standard themelor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos