“Nuk ka korrupsion në një ekonomi që rritet, një ekonomi që shumëfishohet, një ekonomi që ka investime, një ekonomi që ka shpenzime buxhetore, një ekonomi që ka ulje borxhit, nuk ka korrupsion”. Këto deklarata të këshilltarit socialist Alfred Muharremi kanë ndezur debatin në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Në kundërpërgjigje të tyre deputeti demokrat Gjin Gjoni tha se është rritur niveli i taksave, ndërsa i kujtoi raportin e transparencë International ku Shqipëria ka rënë në vendin e 91.
“Të jap katër pesë argumente me ato që tha. Në lidhje me uljen e borxhit. Të supozojmë për një moment që është ulur borxhi 32% është ulur për shkak të zhvlerësimit të euros se borxhi është marrë në euro dhe kjo është që ka prurë këtë balancën. Shko lexoje raport”, u shpreh Gjoni.
Pjesë nga debati Gjoni-Muharremi në Off the record me Andrea Dngllin në A2 CNN:
Muharremi: Vetëm nga kursi i këndimit nuk ulet 32%
Gjoni: Të lutem o zotëri, shko shife
Muharremi: Mos ma fyej inteligjencën në këtë drejtim nuk ulet shko shif ul sepse unë e kam marrë me unë e kam marrë borxhin në 80% të borxhit publik. Në 2013 dhe në 2019-n kur pata ndikimin e të pandemisë, sërish unë një borxh që e çova deri në nën 65% e çova sërish në 80%
Gjoni: E ke në raporte të cilët kanë ardhur në parlament. Tani e dyta është rrit niveli i taksave dhe ti e di shumë mirë. Është rritur gama e atyre që taksohen. E treta në lidhje me nivelin e korrupsionit vetëm sipas Transparence International ke rënë 11 vende zotëri nga një vit në një vit tjetër për shkak të nivelit të korrupsionit nga vendi 80 ke shkuar në vendin 91. Dhe në qoftë se ti thua që ka rënë korrupsioni unë nuk e di. Në raportin e fundit të Parlamentit Europian
Muharremi: Çfarë vendi ka qenë në 2012?
Gjoni: Nuk ka qenë kurrë në këto nivele
Muharremi: Ka qenë 123. Po tani mos më thuaj pak nga ana ekonomike të lutem. Nga ana ligjore nuk kam nuk të kap dot unë ty. Po nga ana ekonomike të lutem të flasim me realitetin. Nëse sot ke një shtet, nëse sot ti ke një shtet që të ka kryer më shumë investime publike në Republikën e Shqipërisë, qeveria socialiste ka kryer më shumë investime publike, nuk ka ndodhur jo në një dekadë, por nuk ka ndodhur në 20 vite
Gjoni: Qeveria socialiste ka vjedh më shumë se askush tjetër.
Muharremi: Jo, ka bërë investimet publike. Merr sektorin shëndetësor, merr sektorin arsimor
(A2 Televizion)