Bashkia vendos çmimet tavan, Velipojë, çadra dhe shezlongët jo më shtrenjtë se 900 lekë

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
13 Maj 2026, 14:20 | Aktualitet

Bashkia vendos çmimet tavan, Velipojë, çadra dhe

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Shkodrës, ka vendosur çmimet tavan për operatorët privatë që do të kenë në administrim parcelat e plazheve në zonën e Velipojës.

Sipas këtij vendimi, tarifa për një çadër dhe dy shezlongë në plazhet private nuk duhet të kalojë vlerën e 900 lekëve të reja. Kjo bëhet për të shmangur abuzimet me çmimet ndaj turistëve me qëllim krijimin e një klime sa më miqësore dhe të qëndrueshme në zhvillimin e turizmit.

Gjithashtu në Velipojë, bashkia e Shkodrës do të administrojë vetë katër parcela plazhi, ku çmimi maksimal i çadrave dhe shezlongëve nuk do të jetë më i lartë se 500 lekë të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos