U arrestua për ngacmimin seksual të një 21-vjeçareje, përfundon në spital mjeku kirurg

Nga Artin Halili
13 Maj 2026, 12:30 | Aktualitet

U arrestua për ngacmimin seksual të një 21-vjeçareje,

Kirurgu që u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, Nikolla Nunka mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore, raporton A2CNN. 

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, ka rezultuar se ai ka probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që Nunka të mbahet i shtruar në spital.

Kirurgu po mbahet nën monitorim mjekësor, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë që ishte caktuar për ditën e nesërme, nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos