“Kujdes shikoni shkronjat”, eksperti i IT tregon se si të dalloni mesazhet e rreme

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 09:10 | Aktualitet

Në një intervistë për gazetaren Adelina Jonuzi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, eksperti i IT Shahin Dokuzi shpjegoi se si funksionojnë mesazhet e rreme që duken si njoftime zyrtare nga bankat dhe institucionet financiare.

Ai vuri në dukje se hakerat ndryshojnë një karakter apo shkronjë nga url-ja e bankës reale, e cila duhet të vihet re nga qytetarët. Përndryshe nëse qytetarët nuk pikasin dallimin dhe fusin të dhënat bankare, atëherë mund të merren para nga llogaria e tyre.

 “Ne po marrim SMS shumë kohët e fundit, duke qenë se edhe të dhënat tona kanë dalë publike, mund të gjenden shumë kollaj, kështu që edhe hakerat po i përdorin këto informacione për të bërë sulme kibernetike. Janë më së shumti sulme psikologjike, të vjen një SMS për panik, bonus, urgjencë, dhe klikojmë aty pa e ditur. Vjen me emrin e bankës, por ka banka që kanë dy karaktere, heqin një, apo i ndryshojnë shkronjat. Ne s’e lexojmë mirë, na duket sikur është na banka. Sapo hapim url-në na shfaqet një faqe identik si e bankës, dhe ne fusim username dhe pasword, duke ditur se është faqja e bankës. Çdo veprim që ne vendosim në faqen fake, hakeri i vendos në faqen reale, dhe aty mund të bëjë blerje. Te url ka një ndryshim nga realja, por zakonisht nuk e vë njeri re. Për një karakter apo pikë ne na duket sikur është banka”, u shpreh eksperti Dokuzi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos