Mjeku dyshohet për ngacmim seksual, avokatja e vajzës: Kemi marrë shumë denoncime edhe nga gra të tjera

Nga Artin Halili
13 Maj 2026, 11:26 | Aktualitet

Mjeku dyshohet për ngacmim seksual, avokatja e vajzës: Kemi marrë

Avokatja e vajzës që denoncoi mjekun në Korçë për ngacmim seksual, Refxhei Tola, në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë marrë shumë denoncime nga gra të tjera që flasin për abuzime nga doktori Nikolla Nunka, në harkun e 33 viteve. Tola u bëri thirrje edhe vajzave e grave të tjera që të denoncojnë rastet, duke u shprehur se do t’u asistohet dhe do garantohet anonimati, shkruan A2CNN. 

Arsyeja e kësaj dekarate është se kemi marrë shumë denoncime të tjera që janë edhe të 33 viteve më parë dhe e fundit 1 vit më parë, të njëjtat raste abuzimi që janë bërë nga ana e doktorit Niko Nunka me gra të tjera. Ky është një rast i përsëritur që e bën edhe më të rëndë situatën, se si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë kaq gjatë një mjek në sistemin spitalor dhe të japë shërbim për vajza dhe djem. I jam falenderuese vajzës që mori guximin të flasë pasi ngjarje të tilla duhet të fliten. Mendoj që është koha e duhur që drejtësia e re të reagojë, dhe të japë shembullin se këta maniakë, pedofilë nuk duhet të shkelin më mbi gjakun e fëmijëve tanë. Jemi të gatshëm të asistojmë të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë, ndaj ju bëj thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë, ne do t’i asistojmë dhe do të garantojmë anonimatin. Këto janë fenomene që ndodhin rëndom në Shqipëri dhe nuk marrin masat ndëshkimore të caktuara sipas legjislacionit, por përfudojnë duke ja hedhur me një arrest shtëpie”, tha avokatja.

Kemi denoncime që kanë ardhur në studion tonë ndaj këtij mjeku. Ne duam të faktojmë se ky është një rast i përsëritur dhe që nuk qëndron vetëm tek mjeku, por kemi të bëjmë me një strukturë spitalore që nuk ka ndërmarrë asnjë hap administrativ edhe pse ka pasur çdo indicje për të mos e mbajtur këtë mjek në atë vend pune ku ai ka pasur mundësinë të shfrytëzojë njerëz në kushte vunerabël. Rasti i fundit i vajzës së re tregon se mjeku ka të njëjtën praktikë pune me të gjitha vajzat që i vijnë, ne nuk jemi njohur me dosjen pasi jemi duke mbledhur prova për rastin, pasi prokuroria ende nuk na i ka vënë në dispozicion dosjen, e paprecedentë kjo. Ajo që ne duam të ndërtojmë është një mbrojtje efektive kundër këtij rasti të përsëritur, ndaj jam këtu për tu bërë thirrje grave dhe vajzave që janë ndjerë të abuzuara, tani është koha për të folur sepse mesa duket ka ardhur radha e fëmijëve tanë për t’u abuzuar dhe kjo është e patolerueshme në themel”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos