
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar të ngushëllojë ish-presidentin, Ilir Meta për humbjen e babait të tij. I shoqëruar nga sekretari i PL-së, Tedi Blushi dhe nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kreu demokrat shihet teksa hyn në ambientet e një hoteli ku Meta pret ngushëllimet.

Prej mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është shoqëruar nga Policia e Burgjeve në ambientet e një hoteli në bulevard, ku po pret ngushëllimet e miqve e dashamirësve për humbjen e të atit.
Një ditë më parë nën masa të rrepta sigurie kreu i PL-së shkoi në fshatin Çepan ku iu dha lamtumira e fundit babait të tij. (A2 Televizion)