“Deputetët e PD të futen atje te vendi”, ish-prokurori: Le të sakrifikohen dhe t’i nxjerrin provat që kanë

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 22:47 | Aktualitet

Publikimi i materialeve hetimore dhe lufta kundër korrupsionit, ka ndezur debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN pasi gazetari Lavdrim Lita deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike që pretendojnë se disponojnë materiale të SPAK duhet t’i bëjnë ato publike, edhe përmes mediave jashtë Shqipërisë. Por sipas tij, mungon vullneti për të luftuar korrupsionin

“Këta deputetët e Partisë Demokratike që kanë USB-në e SPAK-ut, ta çojnë në Kosovë, ta çojnë në Kroaci, ta botojnë, ta botojnë në një media andej dhe e marrim ne dhe e botojmë. Ka për kapur për të futur brenda. Ka një mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin”, tha Lita në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në përgjigje të tij, deputeti demokrat Gjin Gjoni i tha: “Ju po të jeni të zotë merruani deputetëve dhe informacioni dhe bëni publike se kjo tani ose nëpërmjet mjeteve që juve keni”.

Por për ish-prokurorin Eugen Beci, deputetët që pretendojnë se kanë prova duhet të jenë të gatshëm të përballen edhe me pasoja, duke theksuar se duhet të sakrifikohen që situata të ndryshojë.

“Deputetët kanë çik imunitet. Në rast se duhet ta çojnë luftën politike deri në fund le të bëhen theror, le të hyjnë nja dy-tre muaj ndonjë atje te vendi aty. Unë jam për këtë që për gjëra të kësaj natyre duhet të sakrifikohen dy-tre veta në mënyrë që gjërat fillojnë të rregullohen. Ne si juristë e dimë nevojën ekstreme. Absolutisht nevoja ekstremë e mirë që të duhet të sakrifikohet dy tre veta në mënyrë që gjërat fillojnë të rregullohen”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos