Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, imzot Joani: Dashuria më e fortë se vdekja

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 09:07 | Aktualitet

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën mbrëmjen e djeshme kanë kremtuar festën e Pashkës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, ka përcjellë urimin e tij. Në një botë të trazuar, duhet të mbizotërojë paqja dhe mirësia.

Në një kohë kur bota po përballet me sfida të shumta, edhe shoqëria në tërësi ka harruar vlerat dhe dashurinë për njeri-tjetrin, Imzot Joani nënvizoi se:

“Ngjallja dëshmon se dashuria është më e fortë se vdekja; se falja e shkatërron të keqen, ndërsa hakmarrja e shumëfishon atë. Në kohën që po jetojmë po përballemi me një formë të re vdekjeje: mpirjen e indiferencës; ngurtësimin e zemrës; tharjen shpirtërore të një shoqërie që e harroi Perëndinë, jo sepse iu ndalua, por sepse zgjodhi ta injorojë Atë. Përplasja e bindjeve të padukshme vazhdon të shkatërrojë jetë të dukshme.”

Pas një periudhe Kreshme, këtë të diel besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, festë e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe të shpresës për njerëzimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos