VIDEO- Aksident në Vlorë, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 13:57 | Aktualitet

VIDEO- Aksident në Vlorë, tre të plagosur, mes tyre dy

 

Një aksident është regjistruar në fshatin Gjorm, në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ku po japin ndihmën e parë të lënduarve dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos