
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar të Premten e Zezë, një ditë me rëndësi të veçantë në kalendarin fetar, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Procesioni i Epitafit është përkujtim i kësaj dite, e quajtur edhe si e Premtja e Madhe.
Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në marshimin që simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit për shpëtimin e njerëzimit. Kulmi i Pashkës Ortodokse është mesnata e kësaj të shtune, kur shënohet ringjallja e Krishtit.
Në vendin tonë, kryesisht qytetet e jugut dhe juglindjes kanë masivitet më të madh në përkujtimin e kësaj dite, ku ndër qytetet kryesore mbetet Korça. (A2 Televizion)