
Ura historike e Drashovicës rrezikon qëndrueshmërinë e saj. I vetmi vendkalim për të hyrë në fshatin e cilësuar si "Porta hyrëse e Labërisë" ka pësuar dëmtime të shumta si në këmbët mbajtëse të saj por edhe në bazament.
Banorët e Drashovicës apelojnë se nëse ura do të lihet në këtë gjendje, atëherë fshati dhe e gjithë zona rrezikon të izolohet totalisht, shkruan A2CNN.
Sakaq problematika pranohet edhe nga Bashkia e Selenicës, drejtues të së ciëls jashtë kameras kanë pohuar përpjekjet pë riparimin e saj.
Prej Luftës së Parë Botërore e në vazhdim, ura e Drashovicës shënohet si tregues i qëndresës shqiptare përballë pushtuesve fashistë e nazistë në zonën e Labërisë. (A2 Televizion)