Ivanka Trump sërish në Vlorë, sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Nga Edi Ruçi
12 Prill 2026, 08:34 | Aktualitet

Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të A2 CNN, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare.

Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi.

Burimet bëjnë me dije se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo detajet e takimit me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe ditën e hënë, ku do të zhvillojë disa takime dhe inspektime në kuadër të agjendës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos