Bllokohet Rruga e Durrësit, i vihet flaka koshave. Policia nis shoqërimet e para

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 12:25 | Aktualitet

Rruga e Durrësit është bllokuar sërish këtë të mërkurë, pasi qindra studentë dhe protestues kanë bllokuar kalimin, duke protestuar. Ata kanë shkulur kangjellat dhe i kanë vendosur si barriera në rrugë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë forcat e policisë, shkruan A2 CNN. Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit.

Disa protestues nisën të digjnin koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e policisë, ku pati disa persona të shoqëruar. Ndërkohë, autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.

Bllokohet Rruga e Durrësit, i vihet flaka koshave. Policia nis

Kjo është dita e dytë e protestës studentore. Të mërkurën disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit. Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin. Deri më tani nuk janë shënuar përplasje me forcat e rendit, siç ndodhi të martën.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos