Tensionohet protesta, shkulen kangjellat metalike te MAS, policia qëndron brenda godinës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 11:49 | Aktualitet

Tensionohet protesta, shkulen kangjellat metalike te MAS, policia qëndron

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka nisur me tensione. Një grup protestuesish kanë shkulur kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore pranë godinës, ndërsa kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Më herët, studentët iu drejtuan në kor Forcave Speciale me thirrjen: “Mos na provokoni!”. Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu ende s'janë kundërpërgjigjur dhe po qëndrojnë brenda perimetrit të godinës. 

Ndonëse protesta ishte njoftuar të niste në orën 14:00, demonstrata nisi shumë më herët. Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave dhe fakulteteve të tjera bojkotuan mësimin duke u grumbulluar në rrugë për të marshuar në drejtim të MAS. 

Bojkoti ishte paralajmëruar nga disa universitete dhe fakultete pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë.
Protestës i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani”, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para shkollës së tyre.

Tensionohet protesta, shkulen kangjellat metalike te MAS, policia qëndronTensionohet protesta, shkulen kangjellat metalike te MAS, policia qëndronTensionohet protesta, shkulen kangjellat metalike te MAS, policia qëndron (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos